Në supin tënd
Në supin tënd,
dua të rri,
për pak çaste qetësi.
Në supin tënd të qëndroj,
aty dua të pushoj.
Në supin tënd
dua të relaksohem,
aty ëndrrat të bashkohen…
Në supin tënd
dua të çlodhem,
të rri vetëm një çast,
pastaj ma bëj hallall.
Vetëm pak,
të lutem, pak —
të harroj çfarë kam kaluar.
Vetëm në supin tënd.
Nuk dua as para, as mend —
vetëm në supin tënd…
aty më lër.