Në një video të publikuar në kanalin e tij në YouTube, gazetari dhe eksperti i merkatos Fabrizio Romano flet për situatën e Theo Hernandez dhe për interesimin e përfolur të Real Madridit për mbrojtësin. Këto janë deklaratat e tij:
“Sa i përket Theos, këto ditë në Spanjë është folur për Real Madridin, dhe Real Madrid do të marrë një mbrojtës të majtë. Ka qenë një nga kërkesat e para të Xabi Alonsos dhe në listë ka disa lojtarë: si Alvaro Carreras i Benfikës, por jo vetëm. Kanë qarkulluar zëra që e lidhin Realin me Theo Hernandezin, për një rikthim të mundshëm të francezit: te Reali e njohin mirë dhe janë të vetëdijshëm për vlerën e tij të madhe. Por aktualisht nuk ka asnjë tratativë konkrete, ofertë, diskutim apo dialog mes Theos, agjentëve të tij, Real Madridit dhe Milanit. Nuk ka asgjë konkrete për momentin mes Theos dhe Realit. Sigurisht që një rikthim te Reali mund t’i pëlqejë Theos, por deri më tani nuk ka asnjë lloj bisede apo negociate. Do të shohim çfarë do të ndodhë me Milanin. Te Milani ka disa gjëra për t’u sqaruar, nga drejtori sportiv deri te trajneri. Do të jetë një Milan që do të ndryshojë shumë këtë verë, por për sa i përket Theos, për momentin, nuk ka negociata të vërteta.”