Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritValentina Shabani -Mëso

Valentina Shabani -Mëso

Mëso ta duash një femër të fortë,
mos u hiq se nuk ndien për të,
mbyte egoizmin,mundohesh më kot ,
se përpara saj ti nuk je asgjë.

Mëso të ndihesh mbret pas një mbretëreshe,
që fronin ta mbash deri në përjetësi,
ta çmosh deri në qiell bukurinë hyjneshe,
të dish si jetohet në një mbretëri.

Fytyrën me mask kurrë mos e mbulo,
herët apo vonë ajo do të bjerë,
pranë një ylli të bukur edhe ti ndrico,
se jeta gjithmonë do të lërë të mjerë.

Më pas mos mallko, koha do kaloj,
ajo ka akrepa e nuk të pret ty,
jeta fytyrë tjetër, gjithmonë do tregoj,
ti kurrë nuk do mundesh të jesh prap aty.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT