Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritAdelina Pali-LËKURA KËRKON LËKURË

Adelina Pali-LËKURA KËRKON LËKURË

Në ëndrrat e natës,
bëhemi një trup, një shpirt
Lëkura kërkon lëkurë.
Përdredhur si flaka me tym,
në frymëmarrje të ngadaltë,
gishtat gjejnë rrugë në errësirë,
mbi kodra të fshehta,
gjuha ndez prushin e flaktë,
ku nxehtësia s’është më ndjenjë,
por zjarr që kërkon emër,
dhe duart s’kërkojnë më ngrohtësi
por thellësi.
Lëkura kërkon lëkurë.
Shpirti,
Shpirtin për t’u shkrirë…

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT