Saturday, May 31, 2025
BallinaVitrina e libritKlara Shehu-Adoleshentë të dashuruar

Klara Shehu-Adoleshentë të dashuruar

Kur pranë të dy u ndodhëm.
U ndez flaka pa kuptuar.
Ndodhi pa ditur pasojën.
Si adoleshentët e dashuruar.

Po tretemi në zjarr e flakë.
Si qirinj të ndezur ngadalë.
Do tretemi ngapak.
Se mosha s’ka kohë me u ndalë.

Po tretemi në miliona puthje.
Nga prekjet që nuk kanë fund.
Do jemi deri në fikje.
Dhe sikur era flakën të lëkund.

Qëndrojmë pa u shuar.
Se shpirti i trupave tanë.
Do mbaj flakën ndriçuar.
Nga shtrëngatat në çdo anë.

Nuk do humbasim në harresë.
Si dy qirinj të tretur në flakë.
Kur nga ne asgjë s’do të mbesë.
Në hapësirë do jemi bashkë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT