Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala-TË PUTHI ME SY ÇDO DITË

Kumrie Avdyl Shala-TË PUTHI ME SY ÇDO DITË

Përkëdheljet e puthjet me sy t’i dhuroj.
Sa herë që shoh fytyrën time në pasqyrë, filloj të qaj.
Them me vedi: “Pse vuajta si e marrë?”
Kqyre sa mirë tani po i sheh gabimet e tjerëve,
Po tujat, a po i sheh, oj marroqja e dervjelltë?!

Humbe thesar për një thes të shtjerrët,
Vuajte gjithjetën për një lavdatë,
Për një karton letre, të një strajce me hime të kallamojt.

Kanë thënë dikur të moçmit:
“Çdonjeri një ditë lidhet me litarin e vet.”

Shih sa bukur po e prezenton sozin e rriqnës helmuse të Malishevës.
Po si nuk ta ka diftuar e jotja amë,
Se dhembjet nuk mbarojnë, por mësohemi të jetojmë me to,
Në trupin tonë që ka fillu me u plakë..
.
Harrova me ta thanë:
Lavdatat pa meritë nuk kanë asnjë kupim.

Sa herë që të shoh, të puthi me sytë e njelmt,
Të puthi me ngjyrën e buzëve,
Të ledhatoj me duart e një bredhi,
E të mbështjellë me konop ajri pranë vetit.

Të ushqej me ujin e liqenit,
Vrapoj me t’i pastrue mëkatet me ujin e detit Jon!

Ty, marroqja e djallëzuar,
Ty, mosmirënjohësja jonë me shkollë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT