Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritKosova shkëlqen në Antalia: Gjashtë medalje nga Kupa e Botës në kick-boks

Kosova shkëlqen në Antalia: Gjashtë medalje nga Kupa e Botës në kick-boks

Ekipi i kick-boksit të Kosovës është kthyer me gjashtë medalje, dy të argjendta dhe katër të bronzta.

Kjo përmes garës prestigjioze ndërkombëtare “Wako Turkish Open”, e mbajtur nga 14 deri më 18 maj në Antalia të Turqisë.

Medaljet e argjendta i siguruan Nart Mehmeti dhe Gent Hyseni, ku Mehmeti shënoi tri fitore, ndërsa Hyseni dy sosh, bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës përmes një postimi në Facebook.

Në podium u ngjitën edhe katër sportistë të tjerë me medalje të bronzta: Artor Mehmeti dhe Omar Thaçi, që realizuan nga dy fitore secili, si dhe Donjeta Menxhiqi dhe Gëzimi Morina, të cilët fituan nga një lufte/Front Online/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT