Sunday, June 1, 2025
BallinaVitrina e libritNatasha Limaj-Na i mbolli

Natasha Limaj-Na i mbolli

sa u pamë
përmbys ramë
unë mbi ty
e ti mbi mua
jo – jo – jo… nuk u betuam
sinergjinë
s’e kërkuam
s’e kuptuam as një herë
kush na i mbolli në derë
unë frymë
e ti gjak
unë ndjenjë
e ti flak
unë heshtje
ti qetësi
unë zhurmë
ti harbi
unë dhimbje
ti balsam
unë plagë
ti shafran
unë mallin
përvëlim
ti me akull
freskëzim
unë lotin pikë – pik
ti kristale mbi qerpik
unë logas me ngashërime
ti zbutur, pas ndonjë rime
unë’ndez vallen , tym, o tym
ti gërmave, rrëmben frymë
unë rrethuar furtunal
ti hap rrugën, e un’ dal
unë ndonjëherë rebeluar
ti ‘’ Pegasin ‘’ kalëruar
unë.. – unë…, pa limit
o vargu im, sa besnik
he – he – heeeeej….
a, më dëgjon ?…
brenda meje, pse gjëmon?…
nuk e bëj ,se dua vet
jap e marr me një siklet
a , s’e kupton që jam “ pjekur “
kërkoj drit, mos të dal djegur?!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT