E mbarsur me gënjeshtra kjo kohë,
Të pafytyrët, delirin e përkëdhelin,
Marrëzia e ka të vështirë që të njoh,
Frutin e pa pjekur, si të pjekur e vjelin.
“Madhështinë”, me paterica të ngritur,
E brohorasin, si një “arritje shkencore,”
Se kuptojnë, që janë pak të lajthitur,
Lajthitje kjo, me simptoma mendore.
Yjet i krijojnë, që ata vetë të ndrijnë,
Edhe në një qiell, me re të mbuluar,
Ndërsa të bardhën, si të zezë e nxijnë,
Sepse të zezën, e kanë të trukuar.
Një paradoks i kohës së mbarsur,
Që po vazhdon të pjellin “madhështi,”
Shterpësia, mendimet e saj ka plasur,
Me delirët, që rrjedhin hemoragji.
T’i kuptosh shkaqet, qënka e vështirë
Se s’është sëmundje, që kërkon kurim,
Është vetë koha e mbushur me delir,
Në mëndjet e tyre, kanë shterpësinë.