I buzëqesh jetës e shtrëngoj si rreze dielli,
Si qiej ylberësh kam qëndisur dashurinë,
Shpirtin dua ta mbush me nektar lule bliri,
Aromë trëndafilash gërshetoj çdo kujtim.
Cicërima zogjësh ma puthin shpirtin ëmbël,
Si vala e detit më sjellin dashurinë,
Krahë qielli më janë bërë dallëndyshet,
Sa herë vjen pranvera më zgjojnë fëmijërinë.
Ikin vitet si ujvarë dhe pas lënë gjurmët e jetës,
Edhe se ndonjëherë trishtimi në zemër na ka vrarë,
Jeta është e shenjtë puthet me agimet e shpresës ,
Bekimi i Nënës më mban shpirtin gjallë!