Thursday, September 4, 2025
BallinaVitrina e libritSkënder Rusi: Ai e deshte veç atë…

Skënder Rusi: Ai e deshte veç atë…

Dhe Krishti doli nga ikona,
Për të takuar (nuk di se kë!?)
Korniza rridhte gjak akoma,
Ai kërkonte veç dikë!

Mund të ish një Magdalenë,
Me ata sy, me atë zë!
Të gjithë u futën nëpër ëndrra,
Ai kërkonte veç atë!

Po Magdalena ishte zhdukur,
Nuk di se si, nuk di me kë!
Bota kish plot sy më të bukur,
Po ai e deshte veç atë!

Kur nuk e gjeti dot, u kthye,
Pa bërë fjalë, pa bërë zë!
Po në ikonë vend kish zënë,
Ajo që ishte vetëm një!

Dhe ajo vetë u kryqëzua,
Dhe kjo tregon një tjetër gjë!
Se Magdalena ish dhe grua,
Dhe shumë Krisht, megjithatë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT