Mbi varrin tanë ka fillu bar me mbi
me fije te blerta te ka mbulu natyra
rrethu nga një qetesi shqetesuese
që veç unë e ni n’shpirt.
Çelin qetesisht lulet e imta
me anën e tyre do komunikojm n’e dy
tash edhe shi po bie, që etjen e tokës me ngi
me e ngi te pangishmen që te mori ty..
Tash syt flasin gjuhën mallit
janë verbuar në lotë mallimi
te ndarë jetuam për se gjalli
e tash rritet një flakë, që djegë në palcë kujtimi!