Sunday, June 1, 2025
BallinaLajmeVritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin...

Vritet shqiptari në Greqi, telefonon gruan para vdekjes e i tregon emrin e vrasësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën rurale të Rafinës, pranë Athinës, ku një burrë 41-vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në një vresht, i qëlluar me armë zjarri në fytyrë.

Viktima u gjet pas një kërkimi që zgjati afro 18 orë nga autoritetet greke.

Sipas burimeve nga policia, pak para se të humbte jetën, 41-vjeçari kishte arritur të telefononte gruan e tij, duke i dhënë emrin e personit që e kishte qëlluar dhe duke i shpjeguar vendndodhjen e tij me koordinata të përafërta.

Pas kësaj telefonate, forcat e tij fizike e braktisën dhe ai ndërroi jetë në vendngjarje.

Gruaja e viktimës njoftoi menjëherë policinë, e cila nisi kërkimet intensive në zonë.

Fillimisht u gjet celulari i viktimës, i mbuluar me gjak, ndërsa më pas edhe trupi i tij.

Viktima është identifikuar si Altin Arapaj, një shtetas shqiptar me precedentë penalë në Greqi, i njohur për përfshirje në çështje droge dhe vepra të tjera penale ndërsa hetuesit dyshojnë se vrasja e tij lidhet me larje hesapesh personale.

Zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe hetimet janë në vijim për dokumentimin e plotë të vrasjes dhe kapjen e autorit./Euronews Albania/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT