Saturday, August 2, 2025
BallinaVitrina e libritArmenida Qyqja -VETËM NE

Armenida Qyqja -VETËM NE

Përherë, mjafton të vish ti
Që të pushojë ky trafik i marrë mendimesh,
Të zbrazen menjëherë të gjitha udhët,
Dhe zemra të bjerë në qetësi…

Veç ti dhe unë në asfaltet e gjera,
Rrugët që marrin frymë të çliruara
Nga hijet e pirgjeve të faturave,
Që gar u kanë shpallur gradaçelëve.
..
Ndalimqarkullim nga gjithçka e përbotëshme,
S’e beson?! Eja hyr brenda syve,
Rrihi tërë shtigjet ku ato do të shpien,
Do të gjesh vetëm ne, të parët dhe të vetmit..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT