Nxënës dhe arsimtarë
urime kjo ditë,
shumë suksese paçi
e mbarë qoftë kjo rritë!
Me program të pasur
kjo ditë u shënua,
breza të shumtë
këtu janë shkolluar.
100-vjetorin e shkollës
e festuam plot hare,
pa pushtues dhe të lirë
këtu jetojmë ne.
Qoftë e mbarë kjo rritë
festofshim edhe shumë vjet,
paçI shëndet e suksese
gjithmonë në këtë jetë!
Mësoni e festoni
për shtet e atdhe,
jeni brezi i ardhshëm
ju urojmë suksese ne!
Shumë vjet u përpoqën
arsimin shqip ta ndalojnë,
por me vetëmohimin tonë
s’munden ta shkatërrojnë.
Por edhe veteranët
nuk duhet harruar,
për të mirën e shkollës
në Muzeqinë punuan.
Ishin vite të vështira,
kur disa punuam,
por me shumë guxim
drejt dijes shkuam.
Kjo vatër e diturisë
krenare qëndron,
emrin e Lasgushit
shkolla e nderon.
Kjo tempull i diturisë
çdoherë suksese shënoi,
mburremi me ju
që tradita vazhdoi.