Friday, August 1, 2025
BallinaVitrina e libritSulbie .H. Tota-DIBËR MOJ, KU JE NËNËLOKE

Sulbie .H. Tota-DIBËR MOJ, KU JE NËNËLOKE

Një klithmë me zë m’thërret nga brenda,
Për bukurinë që Zoti të fali,
Për Dibrën time mbush me lavdi,
Çdo ditë e më shumë po më merr malli.

Për n’jato vise që më kanë dhënë jetë,
Për valët e bukura të Drinit plak.
Çdo ditë, në ëndërr, ato brigje kam prek,
Moj Dibra e bukur me male e bajrak!

N’jat histori, që shkrove me kohën,
Shekujt se humbën veç lartësohet.
Për ato pllajat tuaja të bukura,
Për ato luftra flasin dhe varret .

Dal të vështroj me kërshëri,
Sytë më lotojnë e malli më tret.
Je më e bukura në gjithë Shqipërinë,
Ti je vëndlindja, që mua m’jep jetë.

Do doja, sot, ta puthi ballin,
Se andrra e vonë tek ti më shpuri.
Do t’i hap krahët e të përqafoj,
Se këtu, n’Dibër, leu Elezi Isufi.

Ah ti, moj Dibër, vend historie,
Me bjeshkë dhe male e zbukuruar.
Kalova dete dhe oqeane,
Por ty, moj Nanë, s’të kam harruar.

Me gjeneralë, vend me kulturë,
Shënove data në kalendare.
Ti je si shqipja përmbi flamur,
Moj Dibra ime, moj zonjë e madhe.

Çdo pikë loti që për ty unë derdha
Të ka vaditur e të shtoj nur.
Në vatrëm tënde leu Skëndërbeu,
Ti, Dibra ime, nuk shuhesh kurrë,

Për ty, moj Dibër, s’do e ndal penën,
Shkruaj me bojë, shkruaj me lot.
Se bijtë e t’u mbrojnë vet atdheun,
Ti linde vet dhe Gjergj Kastriot,

Vargjet për ty nuk kan të sosur,
Vijnë sikur valët e Drinit të Zi.
Me ty krenojmë, o moj Dibra ime , Askund në botë nuk ka si ti!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT