Gënjeshtra ka hapur thesin e gjërë,
e bredh me krenari, hedhur mbi shpinë,
s’la rrugë e sokak pa shëtitur,
sot e ka festë pa dyshim.
Gënje ti, e gënje unë,
dikush shaka, dikush e ka ves,
por sot ka dalë për të festuar,
e vërteta s’bën zë , për besë.
Gënjeshtrës si duhet hiç e sotmja,
çdo ditë , një çast mbretëron,
dreqi brenda saj bëhet ëngjëll,
dhe ec e gjeja fillin kur mashtron.