Saturday, June 7, 2025
BallinaVitrina e libritHamit Majkovci-HIJA E LOTIT

Hamit Majkovci-HIJA E LOTIT

Ç’është ky vend që e rëndojnë plagët
lotët kurrë pa ju tret
ç’janë këto zëra si të korbave të zinj
që lirisë ia kanë shtuar retë

Eh,sa tymin e kemi përpi
frymën zjarri
na e pati ndalur
nëpër varre kemi ecur
pa e ndalur
as njëherë hapin

Krejt lirisë i ka humbur hijeshia
as pranvera më s’po më duket si pranverë
ç’është lira kurrë s’dita
veç njëherë
në qershor
shqiponjat e patën sjellë

Ç’është kjo tokë plot me varre
përmendore i kemi ngritur lotit
gjamën nënës s’ja kuptojmë
kam frikën gjaku i dedhur
do të na bëhet mallkim prej Zotit

Sa gjarpërit bashkë
ia kemi shtypur kokën
krenaria ku na mbeti
s’di ndokujt ai dhemb shpirti
kur shqipja flet me qiellin
e si hije tokës i shkon loti

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT