Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritImer Hysa -SHKALLET DHE SERVILËT

Imer Hysa -SHKALLET DHE SERVILËT

Kur mendjendriturit ndërtuan shkallët
Njerëzit s’patën nevojë për rrëshqitje,
Shtëpitë u lartësuan, u shtuan katet
U pakësua lodhja në ngjitje dhe zbritje.

I modeluan shkallët e thjeshta
I bënë të drunjta, të hekurta, elektrike,
I shtruan me pllaka, i rrethuan me kangjella
Të sigurta i bënë në ngjitje e zbritje.

Servilë për karrierë përdorin shkallë
Me ta penetrojnë drejt majës, së larti,
Me rrëshqitje kërmilli, duke lënë jargë
Apo me lëpirje dhe sjellje lajkatari.

Pa e ditur, të gjorët, që të mirat shkallë
Nuk u shpikën aspak, për këtë lloj arti….

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT