Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -ËSHTË POPULLI QË VENDOS.

Petro L. Sota -ËSHTË POPULLI QË VENDOS.

O popull im, ju o bijtë e shqipes, !
Mbroni veten se asnjë s’ju mbron,
Ju shanë pjella e tatrtabiqes,
Dele e bagëti, për ju po thonë.

Pështymë hedhin,me gojën plot,
Por, mbi të tyren fytyrë u bije,
Nga që humbën, sfituan dot,
Po flasin ndyrë, si një ruspie.

S’kanë më sy, që të shohim,
Se u janë verbuar nga lakmia,
Kur votën duan, popullin e njohin,
Por kur humbin, i thonë bagëtia.

Dhe në mitingje kur e thërrasin,
Të shkatërrojnë çdo gjë përqark,
Ndërsa vetë, si çakenj bërtasin,
Populli i shkret ka rënë në lak.

S’di nga t’shkoj e s’di nga të vej,
Se tridhjet vjetë në ëndrra fjeti,
Në një anë ka gjetur çakenjë,
Në anën tjetër shushunja gjeti.

Se janë specie, nga tjetër lloji,
Që nuk ndryshojnë dot më kurrë,
Me që mbetën me gisht në gojë,
E quajnë popullin “ pa ushkur “.

Këtij populli. ju kurrë si thatë,
Për çfarë ka bërë, të lumtë dora,
Por mallkoni, më keq se gratë,
Sepse jeni, të gjithë vetë horra.

Popull i shitur, me një thes miell,
Që po ecën me brekët zvarrë,
Po e akuzoni në ditët me diell,
Se dot su bëtë, ju pushtetar.

Këtë popull, të vuajtur shumë,
Ju kurrë s’menduat asnjëherë,
Me premtime e vini në gjumë
Mendoni vetëm, për karrierë.

Dhe veteranët, ju po i shani,
Se lufta e tyre ka qenë pa shkak,
Se është derdh gjak partizani,
Por ju i quani, ata spurdhjak.

Ky është populli, që t’jep votën,
Pensionistët dhe veteranët,
S’janë ata që mbrojtën kokën,
E u bashkuan me gjermanët.

I njeh populli bashkëpuntorët,
E di mirë, kujt t’ia japin votën,
Por ju mohuat edhe dëshmorët,
Bijtë e popullit që mbrojtën tokën.

Ky është populli, që lart ju ngre,
Por nëqoftëse, ju e meritoni,
Ky është populli, që pa votë të le,
Por ju akoma, s’po e kuptoni.

Zgërmisni dhëmbët duke sharë,
Dhe nëpër botë po villni vrerë,
Porsi zuskat nëpër pazar,
Thoni se votat i paskan blerë.

O ju mëndje, që keni lajthitur, !
Ju popullin tuaj, shani kështu,
Se edhe Zeusi të kishte zbritur,
Por është populli që vendos këtu,

Pse nuk i thoni, ju popullit vetë,
Që bëri mirë që ju ka ndëshkuar,
Ky është sovrani që të godet,
Dhe verdikti i tij duhet pranuar.

Ky është populli, ynë i lashtë,
Që kur të do, të jep pushtet,
Se ai ka votën, që të le jashtë,
Por të çon dhe në parlament.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT