Saturday, September 13, 2025
BallinaVitrina e libritBarie Çupi-Denglave të tua

Barie Çupi-Denglave të tua

Në një ekstazë imagjinare,
digjet dielli nën vete,
e na sjell pakëz zjarr,
pakëz hije duam si perde,
…kockash kur na shkrihet një mall.

fjala ngushëlluese,
si fjalor i huaj,i stepet errësirës,
në gjurmë të lëna përjetësisht,
e etur shtyhet,
…për të ecur lirisht.

në shtratin e artë të dritës,
e lëshuar,
e kënduar,
e shkruar urtësisht,
nën blunë e qiellit,
…prekemi bashkë butësisht.

në k’të botë të paepur,
lajmëtarësh të vdekur,
as afër,as larg,
përsitur,lajthitur,
as ikur,as gjallë mbetur,
xhelozi të sëmura,
egoistë,hileqarë,
…sa tjerë tërhiqen zvarrë.

ndërsa mbrëmja vjen e ftohtë,
er’e cytjes mëkatare,si qafore për fyti,
në prehrin e natës dremisin shpirtra periferikë,
veç fjala,kënga dhe malli,
përulen,
…e agojnë pa frikë.

kështu si bark thesi fryrë,
denglave të tua o jetë,
ç’botë e shpërbërë,
…për të thënë një t’vërtetë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT