Sunday, August 10, 2025
BallinaSportBëhet e ditur deklarata e selektorit të Kosovës, Franco Foda në CAS...

Bëhet e ditur deklarata e selektorit të Kosovës, Franco Foda në CAS për ngjarjet në ndeshjen ndaj Rumanisë

Kjo është deklarata e plotë e tij:

“Kapiteni i Kosovës i kërkoi gjyqtarit tri herë, 10 minuta para përfundimit të ndeshjes, të ndërpriste ndeshjen për shkak të thirrjeve ‘Serbia, Serbia’. Ai i kërkoi gjyqtarit të fillonte procedurën (për të pezulluar ndeshjen v.j.), jo për thirrjet ‘Serbia, Serbia’, po edhe për thirrjet ‘Kosova është Serbi’ nga grupe më të vogla. Gjyqtari nuk ndërmori asnjë veprim. Pas një diskutimi të gjatë me lojtarët, i binda ata që të vazhdonin lojën. Kur ata pranuan dhe ne ishim gati të ktheheshim, ata morën incizime të thirrjeve ‘Kosova është Serbi’, të shqiptuara ndërsa ishin në dhomën e zhveshjes. Në atë moment, a u bë e qartë se ishte e pamundur të vazhdonim lojën, sepse vlerat thelbësore të UEFA-s, siç është respekti, nuk u respektuan. Për më tepër, ishte qartësisht sjellje raciste për herë të dytë në këtë stadium brenda një viti. Për ne, vënia në dyshim e ekzistencës së vendit dhe kombësisë sonë është më shumë sesa sjellje raciste. Është diskriminim. Flamuri ynë u dogj dhe pas konferencës për media, një gazetar sulmoi një nga lojtarët tanë para të gjitha mediave”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT