Thursday, June 26, 2025
BallinaVitrina e libritNamik Selmani-Ah, poeti im!

Namik Selmani-Ah, poeti im!

Një traste ëndrrash
I janë hapur vrimat
e më mungon syri, gjilpëra dhe filli t’i qep.

Herë më duken tollumbace
Që i hedh në qiellin e mjegulluar apo në disa hone ujorë

Moos, poeti im,
Mos më zgjo të lutem,
këtë krua që gjoksit po më djeg

Mos ma sill këmbanën
Që vetëm për mua sot trishtueshëm po këmbanon.

2.

Ah, sa fort po hesht
Në dialogë me pasqyrat që më shohin pak të çuditur
E parfumet

Po më rrijnë në radhë si këpucët e ushtarëve.
Vështrimet nazike
Më kanë vajzëruar me një ylber pranveror, të ndritur

E hapat
Më ngatërrohen nxitimthi në rripat e zgjidhura të sandaleve.

3. Ah, poeti im
Po si ma lexove këtë Kod sekret të Vetmisë???
Më duhet të besoj
Se në këtë botë paska magjistarë të rinj. Këtu,

në Botën e dritave me sy dielli

Mes një këngë të re mjaltuar e tëra jam e shkrirë
E mesazhe pëllumbore
I lëshoj për ditët ku do të rilind lumturinë .

4. Ah, poeti im!
Ma dëbove thinjën e padukshme në këtë bardhësi lumturimi
Më lulërove duart
Që m’u bënë si bahçet e vendlindjes si degët me mollë
Oooooo,
Ç’po më zgjohen serenatat si të isha kërcell filizi
Trupin
Po ma bëhet livadh ku urimet gjerdanojnë.

5. Pash këtë diell
Bëhu për mua krua ku të vë buzët e dridhura e të thara.
Më qëllo
Me fjalën që më duket si dielli që përflak muzgje.

Ah, poet!
Të ngrejmë bashkë një mal me orë mbi maja
Që vetë të dy
Ta ulim si kolopuç a si të ishin duar të brishta kukulle.

6. Ahhh,
sa shumë kisha për të thënë si të numëroja palët e valëve
E shkronjat më ngatërrohen si lëmshi i leshit të gjyshes.
Ah, poeti im
Ç’më bëre të kujtoj ca tinguj të përrallshëm kitare
Ç’më dhe ca krahë
Që më bëkan sonte kanarinë, flutur a dallandyshe!!! 7.

Ah, poeti im!!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT