Do t’i afrohem akullnajës,
Për t’u mahnitur në frikën përçuese të mrekullisë,
Për të dëgjuar heshtjen që vjen nga thellësia,
Dhe për të parë puthjen e përjetësisë në shtratin e oqeantë.
Do ta prek akullnajën,
Për ta soditur vrullin e shkrirjes së ngrohtë,
Për të besuar se në të dyja polet mbetet madhështi,
Dhe për të besuar gravitetin e largësisë në miliona flluska ajri të avullt.
Do ta përqafoj akullnajën,
Për të ndjerë ngrohtësinë e akullt,
Për të ndjerë largësinë e ngrohtë,
Dhe për të besuar në ftohtësinë e ngrohtë,
Në miliona grimca kristalesh të trupëzuara madhështisht.