Thursday, August 7, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -DITARI I JETËS

Murtez Asllani -DITARI I JETËS

Në ditarin tim
çdo ditë diçka shënova,
gëzime e pikëllime
gjithçka përjetova.

Kjo jetë është e tillë
dhe ka vuajtje plot,
ndodhin gjëra të ndryshme
që duhet qarë me lot.

Pak ditë të hareshme
në ditar shkrova,
por edhe hidhërimet
aty i shënova.

E shkurtër është jeta
fare pak mendojmë,
ta gëzojmë këtë botë
pak lumturi të shijojmë.

Secili njeri i mençur
diçka në ditar kujton,
por ditët e rinisë
askush s’i harron

Por edhe në pleqëri
në ditar kujtova,
shumë ngjarje trishtuese
në jetë përjetova.

Ndoshta kam gabuar
që mbajta ditar,
dhe këto ngjarje
askush s’i kishte parë.

Ky ditari im
lë të mbetet kujtim
për brezat e tjerë
që vijnë në vazhdim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT