Wednesday, August 6, 2025
BallinaVitrina e libritRagip Ramaj-GJETHI I ËNDRRËS

Ragip Ramaj-GJETHI I ËNDRRËS

shumë ujë ka rrjedhë lumit të shtratit tim

herë i rrëmbyeshëm
herë nga vetëvetja dalë

në natën me shumë shi nga qiella e harrimit
në natën me vërshime terri
ramun përmbi Pylli i dëshprimit

Lis rrahur rrufeshë
veshur me gjethe vjeshte

seç fryen një erë dalë nga gryka e fërtymës

gjethet një nga një i hodhi n´lumë
maje lisit sall një gjeth s´po jepej
mes degëve mbahej shumë

era fryej e fërtyma fishkëllo
një zë seç i thotë gjethit: mbahu, qëndro

ka rrjedhë shumë ujë shtratit të lumit tim
gjethi i ëndrrës ende luhatet degës së Lisit

se shtrojerë e ka atë majën e Plisit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT