Arratisem në rrathë ylberesh dashurie
Dhe në amalgama ngjyrash shtriqem,
Kuptoj që nje ditë jam një ngjyrë e kuqe
Që dritën ndez brenda meje,
E zjarrtë zemra në grishje të shpërthejë flakë
Një hop ,ndihem e bardhë trëndafil ,
Mbi një shtrat hedhur çarçafësh dëshirash shpupurisur ,
Mandej ,një blu mendimesh kapluar thellësish
E vrarë në shpirt,
Që pret ta shpëtojë nga muret e ngurta të vetvetes
Një princ,
Jo i kaltër si andrallë,
Por si një shpirt që të puth dy sytë.