Sunday, June 8, 2025
BallinaSportI vetmi brazilian me të cilin Ancelotti pati probleme ishte Rivaldo

I vetmi brazilian me të cilin Ancelotti pati probleme ishte Rivaldo

Mesfushori ofensiv iu bashkua Milanit një muaj pas fitimit të Kupës së Botës në vitin 2002, por nuk arriti kurrë të konsolidohej si titullar. Që në fillim, pati një përplasje me trajnerin. Në librin e tij “Liderança Tranquila”, Ancelotti e kujton këtë episod.

Në shtator të vitit 2002, para një ndeshjeje kundër Modenës, Rivaldo u përfshi për herë të parë në listën e skuadrës. Kur mësoi se do ta niste nga stoli, nuk e priti aspak mirë: “Rivaldo nuk ka qëndruar kurrë në stol,” tha ai i revoltuar.

Ancelotti u përpoq të shpjegonte se Rivaldo nuk e kishte bërë të plotë fazën përgatitore dhe se do të luante si titullar në ndeshjen tjetër. Por Rivaldo nuk e pranoi këtë, u nervozua dhe la grumbullimin me ekipin.

Megjithatë, më vonë u tërhoq nga vendimi, u kthye, qëndroi në stol dhe u aktivizua në pjesën e dytë, duke luajtur 22 minuta në fitoren 3-0 të Milanit./Sport+/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT