Lamtumira është shtëpia e braktisur
ku akoma tingëllojnë hapa të harruar,
një lodër e prishur, një karrige e thyer,
një dritare me xhama të thyer në dritë të zbehtë.
Është rruga që hesht pa kthim,
një pemë pa gjethe, e harruar në stinë,
një zog i heshtur në telat e mjegullës,
një poezi e fshehur në faqet e harresës.
Lamtumira është një fëmijë që kërkon duart,
por gjen vetëm hije të zbehta në mure,
është hëna që ndriçon vetëm vetminë,
një kopsht djerr, ku lulet nuk çelin.
Lamtumira është shkallët e heshtjes,
një rrugë me pllaka të thyera në shi,
një zë që thërret në errësirë,
dhe përgjigja është vetëm mungesa
Dhe ne mbetemi si shtëpi bosh,
të mbushur me hije dhe heshtje të vjetra,
duke mbajtur në duar një kujtim të ftohtë,
një shpresë që nuk do të rritet më.