Vendi im i lashtë
quhej Dardani,
dhe mbante këtë emër
me krenari.
Kush ia ndërroi emrin
qoftë i mallkuar,
se kjo tokë e lashtë
është imja,
se këtu jemi ne
denbabaden,
mjaft të plaçkitur
të djegur e shkatërruar,
por ata ikën si qentë
ti toka ime e lashtë
mbete imja,
por me emrin e huaj
Kosovë!
Andaj miq e shokë
të këtij trualli,
ta nderojmë tokën tonë,
t’ia japim emrin e lashtë
që e kishte dikur,
Dardani!