Sunday, August 24, 2025
BallinaVitrina e libritCerazela Kondi-Mos guxo!

Cerazela Kondi-Mos guxo!

Ti nuk më njeh.
Smë ke njohur asnjëherë.
Di emrin tim,por jo historinë
e jetës time.

Smë ke parë,të qaj.
Smë ke parë,të qesh.
Smë ke parë të ” xhvishem”
nga ndjenjat,të jem bosh.

Të rrezikoj,të magjepsem,
jetën të provokoj.
Nuk më ke parë,të shkatërrohem,
të coptohem nga dhimbjet,
të duroj,të gjunjëzohem,të vdes.

Nuk më ke parë,në ekzistoj.
Nuk më njeh.
Prandaj,mos bëj gabim të besosh
që mund të më gjykosh.

Të më nënvlerësosh.
Të më dashurosh.
Akoma dhe të më urresh.
Mos guxo!
Ti nuk më njeh!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT