Fjalën e fundit nuk ua thashë asnjëherë
Të gjithë atyre që kanë ikur nga kjo jetë
Se njeriu për njëri – tjetrin s’është erë
Që të ndahen siç ndahen retë
Ç’kuptim do kishte një lamtumirë
Ç’kuptim diçka tjetër do kish
T’i kujtoj ata në një bisedë të lirë
Dhe me një ëndërr gjumin për ta, ta prish
Fjalën e fundit nuk ua thashë asnjëherë
Të gjithë atyre që më kanë ikur më shpejtë
Se njeriu për njeriun është i dashur përherë
Siç është një jetë.