Asnjëherë,
S’i numërova pengesat e udhës
Por,vetnumëroja
Hapat të ngjitesha në majë.
Sa herë
U rrëzova lotët binin n’cep të hundës
Një det me to
Krijova e lodroja si Dielli në Maj.
Se ndala vrapin
Revans pas më ndiqte ylberi
Në llozh
Definishit s’u trëmba asnjëherë.
S’u mpaka,
S’u drojta prizmit në skorbut vreri
Por,zgjodha
Ngjyrat penelat magjik,eleksir me verë.
Ani,se memoria
Shpeshherë pa bindje lëndohej
Askund s’u ndala
Dhe kur absurditeti lidhej pisk.
S’i zgjata dorën
Mëshirës në kllap takse verbohej
As dhunës mediokre
Postit lëmoshë kur se kam risk.
Asnjëherë
Nuk qava fatin në prehrin e nënës
T’i lëndoja zemrën
Që s’më rriti me marka pekule
As kur mbushja
Ujë te burimi me grushta shtëmbës
Dhe dyqanet
Boshatiseshin e s’kish damask e tyle.
As cirkut
Emigracion kur ndërroja punën me turne
Në pesë minuta
Pushim shkruaja vargje sonatë.
Jo,as drama e
Shekspirit ku lodhja godiste si gjyle
Xurxull e qiqër
Këndonte opera në mesnatë.
Oh,vetëm qeshja!
O sa qeshja kur dëgjoja muzik
Shpagimi i
Mundit që s’ka të njëjtin monedhë.
Kopertinat e
Librave ndrronin tingujt në butik
Muza puthte
Pentagramin që dridhte notën me ledhë.
A e sheh?- thonte Nëna.
-Je e lumtur se ke durim!
Por,shpesh
Pyesja veten,në isha vërtet e lumtur?!
Pas kaq vitesh
Plotësova ëndrrën time në mërgim.
Unë emigrantja,
Nëne,poete ,grua me fantazinë e bukur!
Asnjëherë s’heshta,
S’u shmanga,por i dola vetes Zot!
Universale eci
Sigurisht se shpirtin e kam plot!
Asnjëherë
Pohoj natyrisht,jo dhe asnjëherë!