Sa shumë ngjajmë, mjeshtri dhe unë.
Mjeshtri që ura ndërton,
Si dy duar që gatuajnë brumë ,
Bashkon brigjet… puna jonë.
Ai gdhënd gurët me daltë ,
Ndërton ura shekullore ,
Unë e ngjyej fjalën në mjaltë ,
Ushqej urat shpirtërore….
Sa çudi që ngjajmë shumë,
Si vëllezër siamezë ,
Mjeshtri gurin e bën urë
Un fjalën e bëj fortesë……