Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritAgim L Bajrami -E çmendura e qytetit N

Agim L Bajrami -E çmendura e qytetit N

Ajo vazhdon, të flasë me veten akoma
(Unë s’e dëgjoj sepse jam larg)
Shikoj vetëm ajrin, që nxjerr ca flluska të vogla
Dhe zhurmën e tingujve përqark

Gjithmonë del këtu që me rrezen e pare
(Dhe zhduket më pas çdo mbasdite)
Ka shumë si ajo në këtë qytet kaq të madh
Ndaj njerëzve s’iu bën aq përshtypje

Dikush që se njeh, për një çast ndalon hapat
Më pas ikën shpejt, me nxitim
Nën fytyrën e saj, ngurtësuar nga ankthet
Shikon vetëm hije dhe tym

S pranon me asnjë të ndërrrojë ndonjë fjalë
(Çdo kureshtar e nervozon )
Para saj honi i jetës, hap gojën ngadalë
Dhe pret ta thithë, shpejt, apo vonë

Shpesh herë nga mërzia, i vjen të thërrasë
Me klithma dhe nota prej vaji
Nuk di pse më ngjan më Kasandrën e lashtë
Që loz mes nesh dramën e saj

Ajo shfaqet çdo ditë, që me rrezen e parë
(Dhe zhduket në çdo perëndim)
Duke u tallur pa fund me fatin e mbrapshtë
Dhe këtë botë , me emrin përçmim!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT