Sunday, June 8, 2025
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-NJË COPËZ JETE QAN

Brixhilda Dede-NJË COPËZ JETE QAN

Më mungojnë kalldrëmet e qytetit tim.
Ç’ donjëri prej tyre fsheh një histori.
Mbi art të të parëve mos hidhni betone, përkufizoni vizionin e imagjinatës së mërgimtarit.

E sotmja rrugëtim i gjatë intensiv.
Ardhur prej burimit nga kam pirë ujë mali.
Këtu në migrim arrita shumë,
Por erë vetmie grin kur rrënjët më shkulin.

Kam kohë që erë e Moravës më psherëtin në vesh,
bashkë me zerët e të afërmve vallëzon me shpirtin tim fëminor.
Si mall që përvëlon më vjen këngë e bilbilit mëngjeseve e fëshfërimë e pishave më mungon.

Mbrëmjeve imagjinoj shtëpinë e vjetër, gurët e sofateve nga zëra të gjallë më gumëzhijnë në vesh.
Pak të varfër, të qeshur atëherë,
Por një dashuri zemrës na vlonte.

Një copëz jete qan nëpër rrugë mister.
Nostalgjia si plagë në zemër therr!
Rikuperoni rrënoja të kohës së shkuar.
Kultura e lashtë mos mbetet harruar.
Rrezja e dritës kur në buzë të më çelë,..
Tek ty do të vij, për të fundit herë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT