Qysh si fëmijë
Qajta me dënesje
Qajta edhe me zë
Jeta në akte
Akti i parë-pjesa e parë
Pjesë pjesë në seriale
Akti i dytë
Akti i tretë e Jeta vazhdon
Emitojmë e Jetojmë
E kërkojmë jetën
Edhe në teatër
Kush qanë E kush qeshë
E flasim dhe heshtim
A mendojmë se vdesim
Mos nguro e vepro
Ec vrapo mos ndalo
Jeta tërheq edhe zvarrë
Ajo shton dashuri dhe mallë
Fëmijëria
Djalërija dhe
Pleqëria
Përmbyllja e serialit
Drama përfundon
Shikuesit qajnë ca qeshin me zë
Perdja bie e salla mbetet bosh !..