Sunday, June 15, 2025
BallinaLajmeSulmi me 10 viktima në Graz të Austrisë, në mesin e të...

Sulmi me 10 viktima në Graz të Austrisë, në mesin e të vrarëve edhe një 13-vjeçare nga Kosova

Nga një sulm në shkollën e mesme “BORG Dreierschützengasse” në Graz të Austrisë kanë mbetur të vdekur 10 persona dhe 12 të tjerë janë plagosur.

Reporteri.net merr vesh se në mesin e viktimave, është edhe një vajzë 13-vjeçare me prejardhje nga Kosova.

Siç mëson mediumi, 13-vjeçarja është nga Vitia.

Sipas raportimeve gjatë ditës nga mediat atje, sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.

Oficerët e policisë lokale në Graz konfirmuan se autori i krimit ishte një austriak 21-vjeçar.

Në konferencën e mbajtur për media nga policia, u konfirmui se 21-vjeçari nuk njihej nga policia para sulmit të sotëm.

Sipas informacionit të tyre aktual, policia tha se ai zotëronte ligjërisht dy armët e zjarrit të përdorura në sulm dhe gjithashtu kishte një leje për armëmbajtje.

Sulmuesi kishte qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr./Demokracia.com/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT