Wednesday, July 30, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -KOSOVA FESTON

Murtez Asllani -KOSOVA FESTON

Kudo në Kosovë ushtonin malet
dhe derdhej gjaku për liri,
trimat tanë sulmonin armikun
për ta çliruar këtë Dardani.

Tmerri kishte kapluar
çdo pjesë të atdheut,
por i dolën zot
stërnipërit e Skënderbeut.

Djem e vajza u bashkuan
atdheun tonë për ta shpëtuar
nga armiku gjakatarë
që urrente çdo shqiptar.

Trimat tanë armikun gjunjëzuan
dhe ata patjetër u dorëzuan,
populli im u kthye në trojet e veta
dhe kudo u ngjall jeta.

Kosova ësht e lirë
dhe gjithkah po lulëzon,
populli duarartë
çdo ditë po punon.

Flamuri i lirisë
kudo sot valon,
shënohet dita e lirisë
populli i gëzuar feston.

Gjaku që u derdh
për liri e atdhe,
të gjithë dëshmorët
i nderojmë ne.

Urime kjo ditë
dhe festofshim të gëzuar,
në qytete e fshatra
shumë kemi përparuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT