Saturday, June 14, 2025
BallinaLajmeFundjava me diell dhe vranësira, temperatura deri në 28 gradë Celsius

Fundjava me diell dhe vranësira, temperatura deri në 28 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në fundjavë do të jetë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius, përcjell Klankosova.tv.

“Të shtunën parashihet të mbajë mot me diel dhe vranesira te pakta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesiaht nga verigperendimi me shpejtësi 1-4m/s”.

“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjeserisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s. Indeksi UV mbetet shumë i lartë, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT