Saturday, June 14, 2025
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-MËRMËRITJE TË GJATA

Luan Sheshi-MËRMËRITJE TË GJATA

Mërmëritje të gjata,
memece, të mekura,
pas tyre zbritur nata,
honesh të paprekura…

Të paprekurat hije,
rreng zhegut zukatin
ndër tinguj nostalgjie,
refrenësh lidhur fatin..
.
Dhe fati naze-plotë,
mes sfidash vërtitet,
mërgon kot më kotë,
nën zhurmat skalitet…

Mërmëritje të gjata,
gulçuese, të shtuara,
pas tyre zbritur nata,
muzgjesh të paftuara…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT