Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritRemzie Raci Rexhbogaj -PAKËZ NDËRGJEGJE

Remzie Raci Rexhbogaj -PAKËZ NDËRGJEGJE

Vetëm pakëz ndërgjegje
Dua ta shoh tek njerëzimi
I verbuar nga zilia
E memorjeve të djallëzuara
Lirojeni vetëm pakëz vend
Për rrezet e diellit
E në muzgun e natës lerëni
Që Hëna ta derdh shkëlqimin
Duke buzëqeshur
Ju lutem mos shigjetoni
Në kahjen e gabuar
Nga një shpirt i dëlirë si kristali
Hudheni në fundin e detit
Errësirën e shpirtërave të tërbuar
Nga urrejtja
Ushqeheni zemrat e juaja
Me mirësi dhe realitet
Gjerave mos ju jepni kahje
Ashtu siç keni dëshirë vet
Se një ditë e vërteta do të flet.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT