Eci pas gjurmëve që shkojnë
brenda vetes, ku i shkujdesur
endet njerëzimi.
Dashuria ime e harruar,
e fortë, e shndritshme,
pendim i nje pendimi.
Tokë e shkretë rrotullohet
rreth diellit të palindur,
duke bërë kujdes të mos më zgjojë.
Rri në pemën e mbrëmjes për të shkoqitur
gjith sa kam kërkuar e po kërkoj.
Mezi gjej kohë të habitem që ekzistoj.