Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritArjana Fetahu Gaba-Pse s'më treguat ?!

Arjana Fetahu Gaba-Pse s’më treguat ?!

Pse me kanë gënjyer që jeta është e bukur,
Pse duhet ta mësoja në kokën plot me thinjë,
Une kurrë s’u bëra gati por mbeta veç një flutur,
Që nga çdo stuhi më thyhet nga një brinjë.

Pse nuk më mësuat që kur të më shtyjnë,
Ti shtyj dhe unë e mos t’më vijë keq,
Pse të mbaj mbi faqe gojë e pështymë,
E prej atij “zverku” unë mos ti terheq?!

Pse më mësuat të jap dhe faqen tjetër,
E të skuqem e tëra jo për fajin tim,
Në këtë botë të egër s’patën turp as mbretër,
Që vranë e prenë e s’patën mëshirë.

Për dhimbjet e mëdha pse s’më treguat,
Ato që merr papritur e I mbyll me penjë?
Po si zog pa nënë më latë e më lëshuat,
Tani ato plagë më kanë mbetur shënjë.

Sa dua me zemër nga vetja të dal,
E mos të pyes për fis, për soj e sorrollop,
Të kem aq fuqi sa e mban një mal,
Dhe një shpirt si hekur që mos të thyhet dot.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT