Të mallkuan përtej këndeve të prizmit mëshirues,
të vranë prapa kuintave të errëta.
Prapë u ngrite! Rilinde…
pa Ty s’jetohej dot,
se ti je vet jeta.
Të krahasuan me djallin,
të dënuan,
hiret tua i mbuluan me njolla gjaku,
sekretet i ruajte prapa mureve të larta të lashtësisë.
…ripërsëritur, ringritur…
qëndroje me buzëqeshjen e plogësht,
prapë nga ti s’largoheshin dot!
Tentuan të të njollosin
me droçkat e kohës së keqe.
Ti qëndrove muranë e kohëve.
Shenjtëria kurrë nuk u zbeh.
Ti je Nënë, motër, grua, vajzë,
mëkatet mbi supet e vrara ata do i mbajnë.
U mëshirove bashkë me kohën,
pa u thyer kurrë nga dashuritë njerëzore…
…edhe zemrat e ngurta
përballë teje shkriheshin,
rridhnin, bëheshin lumenj.
Ikon e bukurisë nga lashtësia,
puhizë e Zemrave do mbetesh.
E kanë kuptuar…
do e kuptojnë prapë në vazhdimësi,
se pa Ty, bota nuk ka kuptim…!