Sunday, June 15, 2025
BallinaVitrina e libritManushaqe Hoxha Laçi-DIELLI NË SYTË E MI

Manushaqe Hoxha Laçi-DIELLI NË SYTË E MI

S’arrij të largohem, veç për ty mendoj,
Çdo natë m’vjen n’ëndërr, dot s’të largoj.
Të dua pa kushte, pa zë, pa fjalë,
Zemra djaloshare po më digjet flakë.

Si të t’them, që s’jam thjesht kalim,
S’luaj me ndjenja, s’jam film, s’jam rimë.
Në sy kam diellin, që për ty rrezon,
Kam ndjenja, s’jam stinë që vjen e shkon.

Sa shumë të ndjej, ah sikur ta dije,
Jo si një lojë e re, por me zemër do vije.
S’do më lëndoje, s’do ikje pa fjalë,
Se të dua me zemër, jo me mendje t’çalë.

Të dua tani, të doja dje,
Do të dua dhe nesër, edhe nëse s’je.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT