Ah, po unë e di shumë mirë,
S’ka gjë që s’kalon në këtë botë!
Zemra di ta shëroj vetveten,
Paçka sa dhemb me çdo tkurrje!
Duhen zënë tërë shtigjet e kujtesës
Ku pritë grenë plagët,
Shpinat e kthyera, në sinkronizim
Me vallzimet e rrëmujshme të hapave,
Shembjet përdhe..
.
Imazhi im në sytë e tu të kristaltë
Më kujton çdo ditë
Se kam mjaft arsye për të buzëqeshur,
Jeta është e bukur!
Pikë-pikë vazhdon pikon
Kallaji i argjendtë, mbi të çarat e shpirtit,
Buzët e tua mundohen
Në heshtje të ma thithin krejt dhimbjen…