Ëndrrat më kanë braktisur,
edhe fryma që marr më ngjan
si një letër e bardhë,
pa shënim, pa adresë, pa kthim.
Fjala thur sentenca dashurie,
me pasionin e një turisti që shkrep fotografi,
si ngushëllim për ditët që vijnë
në pellgun e trishtimit.
Malli është zgjeruar në pafundësinë e ndjenjës
si tullumbace në kufijtë e çarjes,
gati të plasë në një “bum” të vetëm,
e të lërë pas shijen e zhgënjimit.