Mos u mundo të bindësh ,
Të më thuash fjalë dhe premtime ,
Hidhi mirë sytë dhe me vështro,
Nuk rron me shpresë zemra ime !
Të japë ç’të duash, merrmë dhe jetën,
dhe sytë m’i nxirr, botën mos e shoh,
ma ndien shpirti të vërtetën,
ndaj mos u shtirë sikur më do.
Nese do sërish të më sjellesh jetë,
mos më pyet për asgjë.
Një fjalë të vetme më thuaj: të dua,
frymën e fundit te ty do ta lë.
Vetem një premtim dua nga ty,
Nëse kupton se jam shuar, Të lutem, lot mbi trupin tim mos derdhë,
se plaget e jetes ende s’ janë shëruar!
Nëse beson vërtetë në Zot ,
dhe me fuqinë e shpirtit më do,
Më dhuro puthjen e jetës!
dhe vdekjes për ty do t’i them jo !
Nëse nuk arrin të më shpëtosh,
Trupin digjma bëma në hi,
Hiri mblidhe hidhe në det !
Sa herë të kesh mall zhytu aty!
Dhe unë do vi si dallgë deti ,
Zjarrin e mallit do ta shuaj !
Në këtë botë dhe në atë botë,
Nuk do të jemi me të huaj !