Labe e bukur, ti moj vitë
Derdhur mbi ty bukuritë,
Nga ke zbritur moj lanete
Moj princesha gjithë lezete.
Rritur malevet përpjetë
Ku shqipet,ndertojn foletë,
Moj vajza, nga Tepelena,
E rritur,…përmbi bedena.
Bukuritë s’kanë të mbaruar
Sytë e tu… arë, i kulluar,
Buzë, vjosës, ti je rritë
Ç’ja, ke vjedhur kaltërsitë.
Vetull zeza, si gajtanë
Buzët vishnje si qershi,
Me,atë shikim shiqjetë
Ç’më plagose moj inxhi.
Qasu, pakë o moj lanete
Më t’rego, më shum për vete,
Se, më ke bëre si të marrë
Më fute,në dhe të gjallë.
Të lutem….mos më shiko
Me shigjeta mos më ç’po,
Shikimit….një, lilë të parë
Nuk ka djalë, që i bën ballë.
Unë…nga bukuria… jote
U verbova, më nuk shoh,
Labe….bukuri……e rrallë
Qasmu pranë, e më shëro.
Më bëj, derman se po vdesë
Po ke shpirtë,e po ke besë,
Ku të pashë,moj gjeçë belan
Ç’më bëre…..për në spitalë.
Do të vijë, mor yll i rrallë
Buzët, do ti vë mbi ballë,
Do ta shërojë verbërinë
Që të lidhim… dashurinë.